Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti shkarkon ministrin e Brendshëm, në sfondin e disa arrestimeve të bujshme

​Presidenti shkarkon ministrin e Brendshëm, në sfondin e disa arrestimeve të bujshme

Presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambaïev shkarkoi sot nga funksioni ministrin e Brendshëm, në sfondin e arrestimeve të disa politikanëve të dyshuar për përgatitjen e një grushti shteti në këtë vend të Azisë Qendrore.

“Presidenti pranoi kërkesën për dorëheqje të ministrit të Brendshëm, Melis Tourgounbaïev, me zëvendësimin e tij nga një polic në karrierë, Kachkar Djounouchaliyev”, njoftoi zyra për shtyp e presidencës pa dhënë detaje për arsyen e riorganizimit të kabinetit qeveritar.

Parlamenti i kësaj ish-republike sovjetike, i tronditur nga dy revolucione në vitin 2005 dhe 2010, duhet tashmë të konfirmojë emërimin e Djounouchaliyev.

Ky riorganizim vjen në një situatë politike të tensionuar ndërsa gjashtë politikanë janë arrestuar me akuzën për planifikim të një grushti shteti gjatë tre muajve të fundit.

Please follow and like us: