Revolucioni virtual në kinematografi po avancon
Në edicionin e këtij të festivalit të Kanës një ‘star’ vazhdon të jetë realiteti virtual që u mundëson spektatorëve të një filmi të jenë njëherësh edhe aktorë.
Po sikur të jetë e mundur të hyni në trupin e një lepuri që lufton kundër alienëve apo në kokën e një roboti, në të cilin kemi futur një memorie njerëzore? Realiteti virtual, që u mundëson spektatorëve të një filmi të jenë gjithashtu edhe aktorë, këtë vit, është një star në Kanë.
“Kjo ngjan me një magji”, thotë kineasti amerikan, Eric Darnell, që prezanton në Kanë “Invasion”, një film me metrazh të shkurtër i realizuar me realitet virtual.
Aktori amerikan, Ethan Hawke i ka dhënë zërin e tij këtij filmi, që mundëson një pamje 360 gradë dhe inspirohet nga kapitulli hapës i “The War of the Worlds”, roman fantastiko-shkencor i H. G. Wells.
“Është pak si në fillimet e kinemasë, vetëm se në çështjen e realitetit virtual gjithçka evoluon më shpejtë”, shpjegon Vincent Leclercq, drejtor audiovizual dhe i krijimit informatik në CNC (Qendra Kombëtare e Kinemasë).
Një nga të ftuarit e mëdhenj në Festivalin e Kanës, realiteti virtual (VR, Virtual Reality, në anglisht) ka pushtuar shumë sektorë si atë të lojërave, mjekësisë, automjeteve.
Kohët e fundit edhe industria e kinematografisë është duke u interesuar shumë për këtë risi teknologjike dhe për perspektivat e saj.
Sipas ekspertëve të sektorit, të ardhurat e VE-së do të jenë rreth 20 miliardë dollarë deri në vitin 2020.
Rreth 35 filma që ofrojnë një pamje 360 gradë, të ardhur nga e gjithë bota, janë propozuar në Tregun e Filmit (Marché du Film), që zhvillohet gjatë Festivalit të Kanës dhe i mbyll dyert të mërkurën në mbrëmje.