Albspirit

Media/News/Publishing

Robotët heqin nga puna 60 mijë kinezë

 

Zëvendësimi i punës së njeriut me atë të robotëve inteligjentë të prodhuar me teknologji të lartë në shumë sektorë të vendit ka lënë pa punë 60 mijë kinezë.

Robotët heqin nga puna 60 mijë kinezë

Kompania kineze Foxonn, e cila prodhon materiale për Apple, gjigandin botëror të teknologjisë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për Samsungun koreanojugor, numrin e punëtorëve e ka reduktuar në 50 mijë nga 110 mijë që ka pasur më parë.

Zyrtari i qeverisë kineze, Xu Yulian në një intervistë për “China Morning Post” tha se kompania në fjalë do të rrisë përdorimin e robotëve në procesin e prodhimit dhe ka nxjerrë nga puna 60 mijë punëtorë.

“Shumë kompani të tjera po përgatiten të ndjekin gjurmët e Foxconn-it”, u shpreh Xu Yulian.

Ndërsa Foxconn në një deklaratë për median e ka konfirmuar lajmin që kompania është duke bërë investime në këtë fushë (zhvillimin e robotëve), por vijon komunikata, situata nuk do të rezultojë me përjashtime nga puna.

Vitet e fundit Kina bie në sy si një nga vendet që po bën investime të shumta në rritjen dhe përhapjen e përdorimit të robotëve në fuqinë punëtore.

Sipas një studimi të kryer disa muaj më parë në 15 vende, të cilat kanë edhe 65% të fuqisë punëtore totale në botë, me zhvillimin edhe më shumë të teknologjisë me inteligjencë artificiale pritet që deri në vitin 2020 ta humbasin vendin e punës 5 milionë njerëz.

Please follow and like us: