Thaçi: Nderimi i Kadaresë në Francë, mirënjohje edhe për popullin shqiptar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e konsideroi vlerësimin e shkrimtarit Ismail Kadare si mirënjohje edhe për mbarë popullin shqiptar. Në një postim në rrjetin social FB, Thaçi shkruan se me krijimtarinë e tij Kadare promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar.
Hashim Thaçi: Me krijimtarinë e tij, Ismail Kadare, si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës i orientimit properëndimor. Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë. Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, Francois Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar.