Albspirit

Media/News/Publishing

Thesaret kulturore të Gjirokastrës

  • Raimond Kola

Një nga pasuritë e veçanta të Gjirokastrës, qytetit që mbrohet nga Unesco, janë rrugët karakteristike të shtruara me gurë. Kohëve të fundit specialistët e monumenteve po bëjnë thirrje që të ruhet kjo traditë vecanërisht nga dëmtimet që mund të shkaktojnë inevstimet që po kryhen në Qendrën Historike. Specialistët synojnë edhe një projekt për një rrugë të vecantë që quhet“Sokaku i të marrëve” e cila e ruajti këtë emër edhe gjatë regjimit komunist. Shkrimtari Ismail Kadare tha se kjo rrugë është e vecantë për qytetërimin evropian dhe duhet mbrojtur si një pasuri e njerëzimit.

Please follow and like us: