Albspirit

Media/News/Publishing

Turner: S’ka dialog me Rusinë; NATO të rrisë praninë në Lindje

Turner: S’ka dialog me Rusinë; NATO të rrisë praninë në Lindje

Pas dy ditësh diskutime lidhur me rrezikun e influencës ruse në Ballkan, presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner ishte më i drejtpërdrejtë.

Ai thotë se në kushtet kur Rusia marshon mbi Gjeorgji e Ukrainë dhe dërgon bombardues bërthamorë në bregdet, dialogu nuk është as strategji dhe as mënyrë reagimi.

“Në Ballkanin Perëndimor ia kemi dalë t’i japim fund dhunës. Në vend të luftës e ndarjes kemi ofruar paqe e pajtim. të gjitha vendet e rajonit kanë përqafuar këtë vizion për paqen e integrimin. Rusia është duke punuar kundër NATO-s si dhe po përdor forcën kundër fqinjëve të saj. Rusia marshon në Gjeorgji e Ukrainë, dërgon bombardues nuklear në bregdet, kur kemi të bëjmë me testimin e kundërshtimeve të reja, çfarë dyshimesh duhet të kemi tjetër? Dialogu nuk është strategji dhe as përgjigje adekuate ndaj agresioneve. Në Varshavë ne duhet të vendosim të rrisim praninë tonë në lindje, në mënyrë që të reagojmë. Në Kongresin e SHBA kam kërkuar rritjen me katërfish të fondeve për NATO-n”, tha Turner.

Please follow and like us: