Albspirit

Media/News/Publishing

Vendvarrimi romak, trupa pa kokë dhe të varrosur me fytyrë poshtë

Arkeologët kanë zbuluar 17 trupa pa kokë në 3 varreza romake në Anglinë lindore, një numër jashtëzakonisht i lartë për të cilin ekspertët mendojnë se ishin rezultat i ekzekutimeve gjyqësore. Perandoria Romake sundoi një pjesë të Britanisë së Madhe për rreth 400 vjet deri në vitin 410 p.e dhe disa qytete ende kanë mure mesjetare të ndërtuara pjesërisht nga fortifikimet romake.

Sipas një studimi hulumtues të botuar në internet nga Cambridge University Press në revistën Britannia, kokat e shumë trupave ishin vendosur në këmbët e tyre dhe disa ishin të gjunjëzuar kur vdiqën. Shumë prej mbetjeve skeletore ishin në gjendje të keqe, por nuk kishin shenja të lëndimeve përveç prerjes së kokës, dëshmi se vdekjet ishin të organizuara.

 Numri i trupave pa kokë, por edhe i varrimeve me fytyrë poshtë, ishin shumë të larta krahasuar me varrezat e tjera romake në të gjithë Britaninë. Nuk është e qartë pse disa prej trupave ishin të varrosura me fytyrë poshtë, por mendohet se kjo praktikë kryhej për personat që ishin kriminelë ose që familja e tyre kishte turp prej të vdekurit.
Please follow and like us: