Albspirit

Media/News/Publishing

Viti 2016 mund të jetë viti më i nxehtë

Sipas shkencëtarëve amerikanë viti 2016 mund të thyej sërish rekord të nxehtësisë.

 

Viti 2016 mund të jetë viti më i nxehtë

Pas vitit 2014 dhe 2015, 2016-a mund të thyej sërish rekordet e nxehtësisë që prej fillimit të rritjes së temperaturave në vitin 1880, vlerësojnë shkencëtarët amerikanë.

Agjencia Amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) kishte njoftuar se “muaji i kaluar ishte prilli më i nxehtë i viteve të fundit, duke regjistruar gjithashtu muajin e 12 rresht me temperatura rekord”.

NOAA ka njoftuar gjithashtu se katër muajt e parë të 2016-ës ishin më të nxehtit që prej 136 vitesh me një temperaturë 1,1 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit të XX (13,7 gradë Celcius).

Please follow and like us: