23-vjeçarja paguhet për të shëtitur në gjithë botën
Ëndrra e shumicës së njerëzve është që të jenë gjithë vitin me pushime. Dhe për Brooke Saward, nga Australia, kjo është një ëndërr e bërë realitet.
23-vjeçarja ka udhëtuar në 6 kontinente dhe ka vizituar më tepër se 50 vende të botës që nga janari i vitit të shkuar, kur u diplomua.
Në fakt udhëtimi është pjesë e punës së saj dhe për këtë ajo paguhet, por njëkohësisht bën karrierë. 23-vjeçarja menaxhon blogun e vet ‘World of Wanderlust’, i cili vizitohet nga 950 mijë vetë në muaj.
Fakti që udhëton nga njëri vend i botës në tjetrin për të nxjerrë në pah veçoritë, natyrore apo turistike të secilit, ka bërë që mjaft agjenci apo hotele ta paguajnë 23-vjeçaren në mënyrë që të promovojnë bizneset e tyre.
Please follow and like us: