406 metra lart nga toka për më tepër se 1 km, ura e dytë më e lartë në botë drejt përfundimit
Ura e dytë më e lartë në botë është duke përfunduar mbi lumin Qingshui, në Kinë. Inaugurimi 2 vjet pas fillimit të punimeve është parashikuar për ditën e Vitit të Ri.
Në imazhet e publikuara shihen punëtorë duke kryer modifikimet e fundit. Ura me lartësi 406 metra nga toka dhe gjatësi 1,130 km është ndërtuar për të përmirësuar ndërlidhjen mes kryeqytetit të provincës Guizhou, Guiyang me rajonet pranë.
Duke pasur parasysh terrenin e vështirë shkëmbor, ura shkurton nga 161 në 37 km distancën mes rajonit Weng’an dhe Guiyang. E vetmja urë që e thyen këtë rekord do të jetë ura Siduhe, gjithmonë në Kinë, që do të ketë lartësi 496 metra nga toka.
Please follow and like us: