Albspirit

Media/News/Publishing

Agjenti i policisë i kërkon seks koleges, biseda transmetohet në radio

helikopteri 2Punonjësi i policisë i kërkon seks koleges së tij gjatë kohës që ishin duke patrulluar me helikopter nga ajri dhe biseda e nxehtë përfundoi në lidhjen direkte të radios. Ngjarja ka ndodhur në Kanada, ku policët nuk e kuptuan se kishin aktivizuar valët e radios publike.

Biseda ka qenë shumë pikante, që nga momenti që njëri prej kolegëve kërkon seks oral dhe për më tepër përgjigjja është akoma edhe më e rëndë. Vetëm pas disa minutash policët e kuptuan se biseda e tyre ishte transmetuar në radio, por tani ishte shumë vonë; qytetarë të të gjitha moshave kishin dëgjuar në radio bisedën e nxehtë.

Fjala e fundit e prononcuar nga agjentët përpara ndërprerjes së transmetimi ishe “ops!” dhe pasthirrma në fjalë është bërë një hashtag shumë i përdoruar në të gjithë Kanadanë. Menjëherë pas kësaj policia kanadeze ka lëshuar një komunikatë, ku u kërkon falje qytetarëve.

“Dy agjentët tanë kanë ndërhyrë në transmetimin publik me një bisedë me përmbajtje të papërshtatshme. Të dy agjentët kërkojnë falje publike për incidentin dhe ndaj tyre ka nisur hetimi., Për çdo masë që do të ndërmerret, ju do të njoftoheni”, thuhen në komunikatën zyrtare.

Please follow and like us: