Albspirit

Media/News/Publishing

Amerikanët për Ora News: Është koha që drejtësia të miratohet një herë e mirë

 Klementina Cenkollari
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=IMzTZGLLmGc]

Tani është koha për të miratuar një herë e mirë reformën në drejtësi. Me pak fjalë dhe me ton ultimativ ka qenë përgjigja e ambasadës amerikane në Tiranë, e pyetur nga Ora News për vonesën e miratimit të reformës, që 31 maji kishte si afat për t’u votuar në komisionin e posaçëm parlamentar.

“31 maji, afati i fundit që ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu kishte lenë për miratimin e reformës në drejtësi në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, e gjen politikën jo vetëm në mungesë të votimit, por dhe në mungesë të negociatave për të gjetur konsensus për çështjet e mbetura pezull.

As ndërhyrja një ditë me parë e dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, dhe as letërkembimi mes liderëve Rama dhe Meta, duket se nuk i bindi palët të zbatojnë afatet, që janë përcaktuar qartazi nga SHBA dhe BE

Ora News, kontaktoi ambasadën amerikane në Tiranë dhe përgjigja është e prerë dhe dëshmi i lodhjes së shkaktuar nga mungesa e dakordësisë për draftet. Ndaj ftesa është për miratim, një herë e mirë të reformës në drejtësi

“Kur të zbatohet, reforma në drejtësi do të jetë reforma më e rëndësishme në Shqipëri në 25 vitet nga rënia e komunizmit. 91% e shqiptarëve e kërkojnë atë. Udhëheqësit e partive politike në Shqipëri thonë se e mbështesin. Ekspertë dhe politikanë kanë shkruar drafte dhe kanë paraqitur komente. Tani është koha që politikanët të arrijnë kompromis dhe të miratojnë reformën në drejtësi – një herë e mirë.”

Të shqetësuar për vonesën në miratimin e reformës kanë reaguar edhe ambasadorë të tjerë të BE. Edhe Komiteti Shqiptar i Helsinikit përmes një deklarate i  ka bërë thirrje politikës të mos e vonojë më miratimin e reformës në drejtësi.

“Sipas KSHH-në do të ishte në dëm të interesave të shtetasve dhe të vendit që mungesa e vullnetit politik të kamuflohet me qëndrime apo pretekste të pajustifikuara”

Please follow and like us: