Artisti krijon vepra arti me shirita letre
Artisti korean Yoo Hyun arrin të krijojë portrete komplekse të personazheve të famshëm, duke përdorur një metodë të çuditshme.Ai arrin që t’i krijojë veprat e tij duke prerë shirita letre, me trashësi të ndryshme.
Kjo bëhet në mënyrë që të prodhohen personazhet që ai ka në mendje.Shpesh punimet janë mbivendosur në sipërfaqe me ngjyrë, në mënyrë që të japë një efekt të madh mbi natyrën e punimeve.Yoo Hyun, me së shumti përdor një sfond të zi, i cili prodhon një njollë të madhe, por ndonjëherë përdor edhe ngjyra të ndritshme, për t’i dhënë jetë portretit.
Hyun, i poston veprat e tij në Instagram, ku është e mundur që të shihet puna dhe të kuptohet se si lindin veprat e tij.
Please follow and like us: