Bebe Rexhe për Bild: Ndjehem shqiptare, dasmat dibrane kanë ndikuar në muzikën time
Ajo ka qëndruar e kënduar sëbashku me Iggy Azalea dhe Nicki Minaj, ka kënduar për David Guetta dhe Fall Out Boy. Tani Bebe Rexha fillon të pavërësohet dhe të këndojë individualisht, shkruan gazeta më e lexuar gjermane bild.de. Ajo është bërë e njohur me këngën „No Broken Hearts“. Në vijim keni intervistën e saj të plotë për gjermane, të përshtatur nga botasot.info.
Bild:Ju keni filluar të këndoni prej kur ishit 10 vjeçare. Keni pasur një fëmijëri dhe rini normale?
Bebe Rexha: Unë isha gjithçka ndryshe nga ata që njohim si fëmijët yll. Unë kam marrë pjesë te shfaqjet e Disneyt, ndërsa që në moshë të re kam marrë pjesë në shkollat e muzikës.
Si fëmijë keni luajtur tre instrumente muzikore?
Po, i kam luajtur tetë vjet borisë, më pas pianos dhe në fund gitarës. Me piano nuk luaj më shpesh.
Cili është rrjeti juaj më i preferuar social?
Unë postoj lajme rregullisht në Snapchat dhe Instagram. Në Facebook dhe Twitter më rrallë. Unë e dua Snapchat, sepse mund të postojë shumë piktura pa mundësi “Feed”-i.
Prindërit tuaj vijnë nga Maqedonia. Sa ka ndikuar kultura shqiptare në muzikën tuaj?
Ajo ka ndikuar shumë. Si fëmija kam qenë disa herë atje dhe e flas gjuhën shqipe. Fatkeqësisht jo perfekt, por e ndjej veten si shqiptare. Mendoj se shumë pjesë të muzikës sime janë ndikuar nga vendlindja ime. Si fëmijë kam qenë shpesh pjesë e dasmave festive. (qesh)
A keni kënduar ndonjëherë atje?
Akoma jo, fatkeqësisht. Për këtë verë kisha një ofertë, ku do ishin 60.000 persona, por kisha rezervuar diku tjetër.
Shqipëria merr pjesë për herë të parë në France 2016…
…Po, kjo është shumë emocionuese dhe unë jam në kërkim të një të dashuri futbollist.
Ah me vërte?
Definitivisht! Unë përshembull mund të ngushëlloj humbësin e turnirit.
Nëse nuk do ia dilje me muzikë, do ishe..
Një kuzhiniere! Kur jam në udhëtime e blej ushqimin, pasi nuk kam kohë të gatuaj. Në shtëpinë time në New York dhe Los Angeles gatuaj shpesh vetë.
Keni kënduar shpesh me këngëtarë të ndryshëm nëpër koncerte. Me cilin jeni ndjerë më mirë?
Me Iggy Azalea, ajo ishte vërtet e mrekullueshme dhe mbi të gjitha shumë e mirë. Edhe me Nicki Minaj jam ndjerë shumë mirë.
Ti dukesh pak si…
..vërtet dukem ashtu. Jo. Vërtet? Nuk e kam dëgjuar asnjëherë. Vetëm unë e dua stilin dhe performancën e saj. /Bota sot