Bëjnë seks përpara TV-së, video përfundon në një sajt porno
Tashmë nuk mund të kesh intimitet as në divanin e shtëpisë tënde. Lajmi vjen nga mediat britanike: disa hakerë, kanë arritur të hyjnë në cirkuitin e ‘smart Tv’. Por nuk ka përfunduar këtu, duke hyrë në sistemin e kamerave që përfshijnë këto pajisje të fundit të gjeneratës, janë filmuar edhe shumë çifte të tjera ndërsa bënin seks përpara televizorit dhe i kanë nxjerrë videot në sajte pornografike.
Kjo mund të ndodhë, sepse disa modele televizorësh, nuk kanë të instaluar një sistem sigurie inovativ dhe hakerët mund të hyjnë lehtësisht në ueb-kamerat e përshtatura për përdorimin e Skype-it.
Laura Higgins e “Revenge Porn Helpline”, organizata e parë angleze që ndihmon viktimat e hakmarrjeve me sfond seksual, në një intervistë për “Daily Mail”, ka shpjeguar: “E kemi zbuluar gjithçka nga ueb-i, duke parë një video të dy personave që dukej se po filmoheshin nga televizori. Disa miq të atij çifti, i sinjalizuan, por këta të fundit nuk dinin asgjë: nuk ishin filmuar. Prandaj menduam se bëhej fjalë për çështje hakerësh, edhe pse të dy nuk kishin marrë asnjë kërcënim apo shantazh për zhvatje. Prandaj mendojmë se ka qenë një sulm teknologjik deri në fund”.