Albspirit

Media/News/Publishing

Braçe sulmon Kokëdhimën

Erion Braçe sulmon Koço Kokëdhimën

Përmes portalit të tij online, skandal.al ,deputeti socialist Erion Braçe ka sulmuar Koço Kokëdhimën, apo siç njihet ndryshe edhe si “Beu” i jugut. Në një shkrim të publikuar në këtë portal, theksohet se Koço Kokëdhima ka futur në garën për kryetarin e PS në Himarë një person të dënuar për drogë. Në shkrim theksohet se Ilir apo Ilia Gjicali, kandidati i Kokëdhimës, është dënuar më parë për 335 kg hashash. Për këtë arsye PS ka bllokuar zgjedhjet për kryetarin e Himarës. Edhe pse Gjicali njihej që ishte dënuar dhe PS kishte vendosur si kusht që cdo kandidat të plotësonte formularin e vetëdeklarimit, me insistimin e Kokëdhimës, emri i tij i është përcjellë Partisë Socialiste. Sipas skandal, Gjicali nuk ka pasur mbështetjen e kryetarit të Bashkisë së Himarës, por ka qenë Kokëdhima ai që ka këmbëngulur. Në shkrim, është publikuar edhe vendimi i gjykatës për Gjicalin

kokedhima

Please follow and like us: