Braktiset nga i fejuari, pas 5 vitesh ajo shndërrohet në ‘modele’
Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë. Këtë gjë e di mirë edhe Tracy Kiss, 27-vjeçarja angleze, nëna e dy fëmijëve. Ajo ka përgatitur për ish-partnerin një surprizë të bukur. Tracy u nda nga i dashuri rreth 5 vite më parë, menjëherë pas ndërhyrjes kirurgjikale në gjoks.
Pas kësaj 27-vjeçarja mbeti vetëm me fëmijët. Për tu hakmarrë vajza vendosi që të kujdesej për veten, duke mbajtur dietë dhe shkuar në palestër. Pas kësaj ajo u kthyet në një seks bombë e vërtetë. Ndër të tjera Tracy, hapi një profil në Instagram, ku ndiqet nga 47 mijë persona dhe një kanal në Youtube, duke kapur një shifër prej 320 mijë ndjekësish.
Mesazhi për ish-të dashurin është i qartë:” Shiko çfarë ke humbur”. Tracy ka shpenzuar mbi 30 mijë euro për ndërhyrjet kirurgjikale dhe rezultati është fantastik. Motoja e saj është “ Edhe nënat mund të jenë seksi”.