Albspirit

Media/News/Publishing

Dhuron organet e djalit, apeli: Dua të përqafoj ata që jetojnë falë tim biri

GiovanniFrancesca Marsilli humbi djalin e saj, Giovanni Tagliapetra, me 31 tetor të 2015 dhe organet ia dhuroi spitalit. Djali i saj vrau veten në moshën 18-vjeçare sepse vuante nga depresioni. Tani, pas dy vjetësh, gruaja ka bërë një apel në Facebook, duke kërkuar që të njohë personat që në një farë mënyrë jetojnë fale Giovannit.

“Unë kam bërë mirë, – shkruan në Facebook, – duke dhuruar shumë organe, mes të cilave veshkat, mëlçinë, indet, valvulet e zemrës, kokërdhokët e syve, e të tjerë. E di që ligji nuk më lejon që të njoh emrat e atyre që kanë bërë transplant, por nëse ju e lexoni këtë postim, ose njihni ndonjë nga përfituesit me 1 nëntor 2013, ju kërkoj, vetëm nëse keni kënaqësinë, t’ju përqafoj vetëm për një herë të vetme”.

Organet janë transplantuar në spitalin e Padovas, gjysma e mëlçisë në Bergamo, indet janë transportuar në Trevizo dhe sytë e tij të mrekullueshëm në Mestre.

Nuk dua asgjë, vetëm që të shoh jetën e atyre njerëzve që shpresoj të jenë shumë, shumë të lumtur. Gjithsesi, unë ju përqafoj edhe në qoftë se ju nuk doni të takoheni me mua dhe ju uroj gjithë të mirat “, shkruan gruaja.

Please follow and like us: