Foto e dorëshkrime të Marcel Proust dalin në ankand në Paris
Fotografi të shumta, letra drejtuar miqve dhe dashamirësve të tij, dorëshkrime ndonjëherë të pabotuara. Rreth 120 dokumente, dëshmi të dashamirëse dhe kolegëve të punës së shkrimtarit francez, Marcel Proust do të shiten në ankand nga Sotheby’s në Paris.
Koleksioni, i lënë me testament pas vdekjes së Marcel Proust në vitin 1922 të vëllait të tij Robert, aktualisht ruhet nga stër-stërmbesa e autorit të veprës “Në kërkim të kohës së humbur”, Patricia Mante-Proust, e vlerësuar midis shifrës 520.000 deri në 740.000 euro.
Ky koleksion përmban fotografi të shumta. Aty mund të gjendet një prej portreteve më të famshme të Marcel Proust në atë kohë rreth moshës 17 vjeçare, me një dedikim të veçantë nga miku i tij Lucien Daudet “për Marselin e dashur”, me një shënim të shkruar me dorë në latinisht. Kjo foto është vlerësuar nga 4.000 deri në 6.000 euro.