Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja e stërmadhe lakuriq i tregohet botës

“Zonja e Veriut” është krijuar duke shfrytëzuar relievin natyror të Britanisë

Një skulpturë e stërmadhe që paraqet një grua lakuriq përfundoi së ndërtuari në veri të Britanisë, pas shtatë vjetësh pune për planifikim dhe dy vjet pune për ndërtimin fizik. Ajo është skulptura më e madhe e një trupi femre në botë, thonë krijuesit.

Balli i saj gjendet në një kodër 34 metra të lartë, ndërsa i gjithë trupi i saj është 400 metra i gjatë. Skulptura është praktikisht një grua e shtrirë në kurriz. Ajo është krijuar duke përdorur mbi 1.5 milionë tonë shkëmb, dhe gur dekorativ, pa përmendur hekurin e përdorur për lidhje.

Gjatë një vizite te vendi i krijimit, ideuesi i veprës, Charles Jencks, thotë se në fakt përmasat janë shumë më të mëdha nga sa i kishte imagjinuar në fillim.

Skulptura zë një sipërfaqe të madhe sa një park publik dhe është e lartë sa një pallat 8-katësh. Ato mund të dallohet edhe nga avionët që ulen në qytetin e Njukastëllit. Në bazë gjenden themelet prej shkëmbi e më pas gjenden përforcuesit me hekur, si dhe dheu i mbuluar me bar me rrënjë të thella i konceptuar për t’u mbijetuar ecjeve mbi skulpturë. Disa nga tiparet janë vënë në dukje duke përdorur gur dekorativ. Parku pritet të hapet për publikun javën tjetër. Skulptura ka kushtuar rreth 3 milionë sterlina, dhe është financuar nga një kompani minierash, e cila e përdori veprën si një mënyrë ideale për të restauruar natyrën që pati shkatërruar gjatë shfrytëzimit të minierës. Skulptura pritet të kthehet edhe në një vend tërheqës për turistët.

Please follow and like us: