Albspirit

Media/News/Publishing

Hotelet më të çuditshëm në botë

Biznesmenët në sektorin e turizmit, bëjnë gjithçka për të tërhequr vëmendje e klientëve. Disa prej tyre kanë realizuar dhoma hoteli nga më të çuditshmet. Ne po ju paraqesim ato më të veçantat.

Në ishujt Fiji, flihet në 12 metra poshtë detit, me pamje nga kopshti i koreleve. Hoteli ‘Posedion Undersea’ , është klasifikuar si më të çuditshmit dhe më të kushtueshmit në botë: ka në total 24 suita luksoze dhe më një shifër që shkon deri në 30 mijë dollarë në javë. Gjithashtu në çmim përfshihen edhe ekskursioni në det, për të admiruar faunën dhe ekosistemin përreth.conradmaldives_a“Arte Luise Kunshotel”, në Berlin, është ëndrra e çdo të pasionuari të artit. Skulptura dhe vepra të zhanreve të ndryshme janë shpërndarë në të gjithë ndërtesën, dhe i njëjti përpunim është përdorur për dekorin e dhomave, ku secila është e ndryshme nga tjetra, sikur të ishin pjesë e një galerie të vërtetë arti.

Hotel 'Arte Luise Kunshotel'
Hotel ‘Arte Luise Kunshotel’

Hoteli ‘San Luis Obispo’. karakterizohet nga stilet e ndryshme me të cilat janë arreduar dhomat. Nëse në ndonjërën për tyre dominojnë ngjyrat e kuqe, tek suita tjetër krijohet një ambient primitiv, duke u nisur nga struktura në gurë, që i përngjan një shpelle e deri tek veshjet.

Hoteli ‘San Luis Obispo
Hoteli ‘San Luis Obispo

“V8 Hotel “, në Stoccarda  është mbretëria e të dashuruarve pas makinave dhe motorëve. Çdo dhomë në këtë hotel gjerman, është i frymëzuar nga epoka e makinave.

V8 Hotel im Meilenwerk Stuttgart
V8 Hotel im Meilenwerk Stuttgart

Të flesh në 50 metra lartësi, me një pamje spektakolare, brenda një Boeing 727 të 1965? Në Costa Rica është e mundur.

Hotel 'Boeing 727 '
Hotel ‘Boeing 727 ‘

Hotel “Glace a Quebec City” në Canada, është prej akulli. Akull, akull e sërish akull, është ajo që e karakterizon këtë hotel ekskluziv, që çdo ditë tërheq turistë nga e gjithë bota, qoftë edhe për një vizitë të shkurtër.

Hotel “Glace a Quebec City”
Hotel “Glace a Quebec City”

I vendosur në mes të natyrës, dhe pikërisht në pyjet e Suedisë, hotel, “Treehotel di Boden”, i lë të gjithë me vizitorët pa frymë. Dhomat janë ndërtuar mes degëve të pemëve, janë vendosur në ajër dhe kanë format nga më të ndryshmet.

Hotel, “Treehotel di Boden
Hotel, “Treehotel di Boden

Në dhomën “UFO”, mund të përjetoni ëndrrën e të jetuarit në një film fantashkencë.

Dhoma "UFO"
Dhoma “UFO”

 

Please follow and like us: