Albspirit

Media/News/Publishing

Hyperloop, mjeti i transportit që do të ecë me 1200 kilometra në orë

Një kompani amerikane do të fillojë ndërtimin e një sistemi të ri transporti të quajtur Hyperloop, i cili do të transportojë pasagjerë nëpërmjet tunelesh çeliku që do të mundësojnë shpejtësi prej 1200 kilometra në orë.speculation-how-does-elon-musks-hyperloop-work-3Ky sistem mund të ndryshojë përgjithnjë transportin publik. Dirk Ahlborn, përfaqësues i kompanisë  “Hyperloop Transportation Technologies”, tha se në fillim të vitit 2016 do të fillojë puna në Quay Valley, një qytet i ri që do të ndërtohet në Kaliforni.speculation-how-does-elon-musks-hyperloop-work-6Trajektorja e atjeshme do të jetë 8 kilometra”. Ekspertët thonë se  qyteti Quay Valley do të funksionojë i gjithi me energji të rinovueshme. Aty do të vendoset edhe projekti i parë Hyperloop, një koncept transporti i paraqitur nga miliarderi Elon Musk.speculation-how-does-elon-musks-hyperloop-work-7Sistemi do të ketë kosto të ultë, nuk dëmton mjedisin dhe është shumë i sigurt. Ai do të funksionojë 100% me energji diellore.Hyperloop_2640797k  Një udhëtim 4-orësh me makinë nga Los Angelos për në Las Vegas, do të bëhej për vetëm 30 minuta me “Hyperloop”.project8

Please follow and like us: