I dërgon sms me vargjet e Shekspirit, ajo i telefonon policisë
I dërgon me sms të dashurës disa vargje të “Romeo e Zhulieta” të Shekspirit, ajo mendon se po tentonte tw vetëvritej dhe i telefonon e alarmuar 113-ës.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milano, kur një 23-vjeçare ka denoncuar një tentativë vetëvrasjeje në stacionin qendror të trenit. Agjentët e policisë kanë shkuar menjëherë në stacion dhe janë habitur kur kanë parë se 36-vjeçari, i cili supozohej se po kryente vetëvrasje, po shëtiste i qetë.
Kur është pyetur nga policia, djali ka shpjeguar se sms-ja që i kishte dërguar të dashurës, ishte thjesht një frazë e shkëputur nga tragjedia e famshme e Shekspirit.
Please follow and like us: