Albspirit

Media/News/Publishing

I publikojnë videon nudo, gazetarja dëmshpërblehet me 55 mln dollarë

_88544093_f06511b2-36ef-4eb5-8b9a-ccd2a187353bSpikerja sportive amerikanë Erin Andrews është dëmshpërblyer me 55 milion dollarë, pasi ajo u regjistrua fshehurazi lakuriq në dhomën e saj të hotelit.

37-vjeçarja Andrews është filmuar në vitin 2008 nga vrima e çelësit nga Michael David Barrett, i cili më pas ka publikuar videon në internet. Ajo qau pas vendimit dhe përqafoi avokatët dhe familjen e saj.

Më vonë, në një deklaratë të postuar në Twitter, ajo falënderoi gjykatën, jurinë, ekipin e saj ligjor dhe familjen. “Unë kam qenë e nderuar nga mbështetja që më kanë dhënë viktima të tjera në të gjithë botën. Mbështetja e tyre më ka ndihmuar që të ngrihem dhe të ve para përgjegjësisë të gjithë ata që ndërhyjnë në privatësinë dhe sigurinë e të tjerëve”, ka thënë ajo.

Please follow and like us: