Albspirit

Media/News/Publishing

Indi – Shpiket një aparaturë antipërdhunim, brenda pantallonave

Dy studente indiane, të moshës 21 dhe 23 vjeç, kanë krijuar një dispozitiv të ri kundër përdhunimit, që lidhet drejtpërdrejtë me pjesën e brendshme te pantallonave.

 

Indi - Shpiket një aparaturë antipërdhunim, brenda pantallonave

Në rast të ndonjë agresioni, ky sistem dërgon një sinjal alarmi në rajonin më të afërt të policisë që, falë gjeolokalizimit, mund të ndërhyjë shumë shpejt. Aktualisht rreth 200 rajone policie janë pajisur me këtë aparaturë. Ndryshe nga aparaturat e tjera, ky është më pak i kushtueshëm, në fakt kushton më pak se një euro, dhe bateria e tij ka një autonomi prej tre muajsh. Të pyetura nga e përditshmja “New York Post”, dy vajzat e reja kanë shpjeguar se “për këtë aparaturë po mendonin prej shumë kohësh duke qenë shumë të tronditura nga ato histori të tmerrshme të përdhunimit në grup që ndodhin në Indi”.

Në SHBA ndodhin 10 përdhunime në orë

Ndryshe nga getat me lesh të prodhuara në Kinë, kjo shpikje nuk ka për objektiv që të step përdhunuesin, por të lajmërojë në kohë autoritetet. Ndonëse ka shumë vend për të dyshuar në faktin se përdhunuesi do t’ia mbathë kur të shohë aparaturën që tashmë e ka dërguar sinjalin në polici. Shkencëtarët kanë krijuar shumë pajisje nga më të çuditshmet për t’u mbrojtur. Por në rang botëror ka rreth 900 përdhunime në ditë dhe 300 mijë përdhunime në vit. Në krye të renditjes së trishtë ndodhet SHBA-ja, ku më shumë se 95 mijë përdhunime ndodhin çdo vit, ose 10 përdhunime në orë. Në Afrikën e Jugut ndodhin rreth gjashtë përdhunime në orë. Në Kinë, Australi dhe Indi ka rreth dy deri në tre në orë. Shifra të frikshme, pasi bazohen vetëm në përdhunimet e deklaruara. Në fakt shumë viktima nuk i denoncojnë përdhunuesit e tyre nga frike se mos këta të fundit hakmerren.

Please follow and like us: