Albspirit

Media/News/Publishing

Indonezi, gjenden pikturat më të vjetra në botë

Gjenden piktura 40 mijë vjeçare është në ishullin Sulawesi të Indonezisë. Aty shfaqet duar e njeriut dhe skica e një derri të egër. Ky i fundit është pikturuar me saktësi të madhe e detaje, me detajet e putrat dhe bishtin.

Sipas ekspertëve ato janë pikturat më të vjetra në botë dhe vlerësuesit thonë se vizatimet kanë rreth 40 mijë vjet që rrinë në shpellë. Këto imazhe të habitshme janë ngjashme me ato të shpellës El Castillo, në Spanjë dhe kanë të njëjtën moshë.

Thesari i artit shkëmbor, është studiuar nga një grup shkencëtarësh të koordinuar nga Maksime Aubert, i Universitetit të Griffith-it në Australi dhe Qendra e Shkencës Arkeologjike e Universitetit në Wollongong.

“ Këto piktura janë ndër më të vjetrat që janë gjetur ndonjëherë” tha Aubert. Kafsha e skicuar në murin e shpellës, është një lloj derri i egër, që ekziston ende në disa ishuj të Malajzisë. Kjo është një nga kafshët e para, që njeriu ka projektuar ndonjëherë

Please follow and like us: