Indonezi, test virgjërie për vajzat që duan të diplomohen
Kërkon një diplomë? Mjafton që të jesh e virgjër. Qeveria e qytetit Xhmeber, në Indonezi, ka lëshuar propozimin tronditës për të verifikuar virgjërinë te vajzat që frekuentojnë shkollën e mesme dhe që duan të vazhdojnë studimet e larta.
Sipas qeverisë, vajzat që nuk e kalojnë këtë test, nuk mund të studiojnë në universitet.
Një propozim që është denoncuar menjëherë nga Organizata e të Drejtave të Njeriut. “Është diskriminuese të detyrosh vajzat të bëjnë testin e virgjërisë për të fituar të drejtën e diplomimit në shkollën e lartë, -” ka deklaruar një aktiviste.
Kjo në të vërtetë është hera e dytë, që në Indonezi çështja “e testit të virgjërisë” del në skenë, pasi para pak muajsh, policet indoneziane ishin të detyruara t’i nënshtroheshin këtij testi për të mbajtur vendin e punës.