Albspirit

Media/News/Publishing

Irani ndalon fotot e modeleve pa shami në Instagram

ModeletTetë persona të lidhur me fushën e modës dhe të akuzuar se përhapnin një “kulturë imorale dhe anti-islamike”, janë arrestuar në Iran. Akuza ndaj tyre është se kanë publikuar në Instagram foto të grave me shami në kokë.

Përveç tetë të arrestuarve, janë “paralajmëruar” edhe 21 persona të tjerë. Sipas prokuorisë që lëshoi urdhër-arrestet, detyra e drejtësisë, është për “të vepruar kundër atyre që kryejnë krime të tilla”.

Televizioni shtetëror, ka transmetuar “live” një modele, Elham Arab, e cila, i këshillonte gratë iraniane përpara prokurorit të Teheranit të mos bënin të njëjtin gabim. Pak pas statusit të saj, profili në “Twitter” i është mbyllur.

Prej dy vjetësh, një operacion specifik, ka identifikuar 170 persona që kishin faqe në Instagram, mes të cilëve 59 fotografë dhe 58 modele.

Gjykatësi Kavad Babaie, ka deklaruar se 20% e rrjeteve sociale në Iran është e kontrolluar nga moda dhe që 60% e përdoruesve iranianë, ndjekin këto faqe. Në Iran, “Facebook” dhe “Tëitter” janë të ndaluara.

Please follow and like us: