Albspirit

Media/News/Publishing

Ishte dënuar me burgim të përjetshëm, fiton pafajsinë pas 34 vjetësh 

Lewis Fogle u dënua në vitin 1981 me burgim të përjetshëm  për përdhunimin dhe vrasjen e 15-vjeçares, Deann Long. Që prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se 34 vjet dhe 12 mijë ditë. Dje Fogle fitoi lirinë dhe pafajësinë.Fogle

Provat e ADN-së,  pas përpjekjeve të panumërta nga një grup avokatësh, të cilët luftojnë për të rishqyrtuar rastet e vjetra që dyshohet se janë dënuar padrejtësisht, treguan se nuk ishte Fogle ai që përdhunoi të miturën dhe që la farën në barkun e saj. Është 63 vjeç dhe mjekra e kuqe dhe e gjatë e Fogle, tashmë është bërë e bardhë.

Pavarësisht kësaj, gjatë deklaratave që ka dhënë në media, jashtë burgut Pine Grove, në Pensilvani, nuk ka treguar zemërim apo urrejtje. Ai vetëm shprehu habinë që u dënua vetëm në baze të dëshmive e tre të burgosurve, të bërë 5 vjet pas vrasjes dhe një dëshmitari që i ishe nënshtruar hipnozës pas kaq shumë vitesh.fogle 2

“Unë nuk mund të pranoj se ato ishin provat e vetme që më dënuan, fjalët e të burgosurve që kishin interes për të kënaqur prokurorin dhe kujtimet e një dëshmitari nën hipnozë, pikërisht pesë vjet pas vrasjes” , thotë burri, i cili pranë vetes ka edhe bashkëshorten e tij, Deb.fogle 3

Kur gazetarët e pyetën se çfarë donte të bënte në natën e parë si një njeri i lirë, Fogle u përgjigj thjesht: “Unë do të ha një biftek.” Pastaj shtoi: “Në të vërtetë unë nuk di se si porositet një  sanduiç. Unë nuk e di as si të punoj në një kompjuter”.

 

Please follow and like us: