Albspirit

Media/News/Publishing

Prostitutat duhet të veshin jelekë fosforeshentë, ndryshe gjobiten me 500 euro

 

Prostitutat në Itali do të detyrohen të lënë mënjanë minifundin dhe të veshin pantallona dhe jelekë fosforeshentë në mënyrë që të dallohen në errësirë, të njëjta me ato që vishen nga punëtorët e rrugës. Kjo, me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore në autostradë. Punëtoret e seksit të mbledhur në një rrugë kryesore në Milano, në veri të Italisë do të përballen  me një gjobë prej 500 eurosh nëse refuzojnë të veshin jelekun e dallueshëm në errësirë. Autoritetet në qytetin e Spino d’Adda thonë se prostitutat përbëjnë një problem të madh në sigurinë rrugore në aksin nga Milano në Cremona, dhe duhet të trajtohen si punëtorë ndërtimi.

 

Please follow and like us: