Izrael, apeli i restorantit: 50% ulje nëse në tryezën tënde ka hebrenj dhe arabë
“Paguani gjysmën e çmimit nëse në tryezën tënde ulen arabë dhe hebrenj”, është promovimi në Facebook i një restoranti në Izrael, i cili quhet “Bar di Kobi Tzafrir”. Tzafrir do që lokali i tij të bëhet simbol i bashkëjetesës fetare, ndërkohë që jashtë, siç raporton “The Independent”, vetëm këtë muaj janë vrarë 44 palestinezë gjatë protestave dhe 7 izraelianë, të vrarë nga dora e terroristëve islamikë.
Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Shëndetit në Palestinë. “Kë frikë nga arabët? Ke frikë nga hebrenjtë? Tek ne nuk ka arabë, por as hebrenj. Tek ne ka njerëz. Ka një ofertë speciale: 50% ulje çmimi nëse në të njëjtën tavolinë janë ulur arabë dhe hebrenj.
Sipërmarrësi i ri i lokalit tha për Al Jazeera se donte të tregonte se ka shumë arabë dhe hebrenj që nuk marrin pjesë në manifestimet e dhunshme që raportohen në media. Deri më tani tre tavolina kanë përfituar nga oferta e restorantit, ndërsa ka pasur tavolina të përziera, që kanë paguar çmimin e plotë, duke mbështetur nismën e restorantit”, tregon pronari i restorantit.