Ka 40 fëmijë me 20 gra të ndryshme dhe do akoma
Një burrë nga Britania e Madhe ka 40 fëmijë nga 20 gra të ndryshme dhe thotë se ka dëshirë të ketë akoma të tjerë. Mike Holpin nuk beson te kontraceptivët dhe thotë se ndonjëherë e ka të vështirë t’i mbajë mend të gjithë emrat e fëmijëve të tij. 56-vjeçari i alkoolizuar përpiqet të kujtojë të gjithë fëmijëve që ka ngjizur duke i bërë tatuazh emrat e tyre në shpinë.
Ai thotë se nuk është shumë i sigurt për numrin real të fëmijëve të tij, por di që 22 mbajnë mbiemrin e tij dhe 18 kanë mbiemër tjetër, por 56-vjeçari është i sigurt se duhet të ketë edhe ndonjë fëmijë tjetër jashtë kësaj liste.
Pavarësisht problemeve me alkoolin, 56-vjeçari këmbëngul se ka ndërmend të ndryshojë karakter dhe të jetë me fëmijët e tij…por gjithashtu të ketë të tjerë.