Këshilltari ndërpret mbledhjen dhe shkon në tualet, por harron mikrofonin hapur (Video)
Një këshilltari nga Teksasi iu desh të ndërpriste mbledhjen e një këshilli për shëndetësinë në Georgetown pasi i duhej të shkonte në tualet. Por fatkeqësisht për të, harroi mikrofonin hapur, kështu që kolegëve të tij, të cilët vazhdonin mbledhjen, iu desh të dëgjonin zhurmat e tij natyrale në tualet. Këshilltarja Ravcheal Jonrowe duhet të mbante një fjalim për sëmundjet infektive, por nuk mund të mbante të qeshurën kur kuptoi se mund të dëgjonte gjithçka ndodhte në tualetin ngjitur. Pasi u përmbajt disi për të vazhduar fjalimin, Jonrowe shpërtheu në të qeshura kur salla e mbledhjes u mbush nga zhurma e shkarkimit të ujit.
Pasi mbaroi punë, këshilltari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u kthye në mbledhje me një qëndrim serioz, por e gjitha salla nisi të qeshte me të.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=sRHVIcesOH4]