Kopjim masiv në Indi, prindërit kacavirren në muret e shkollës
Autoritetet në lindje të Indisë mbetën të turpëruara kur pamje të njerëzve që kacavirreshin në muret e një shkolle për t’u dhënë kopje nxënëseve, të afërm të tyre gjatë një provimi u shfaqën përmes një videoje në televizionin kombëtar.
Pamjet tregojnë me dhjetëra persona që kacavirren në dritaret e ndërtesës katërkatëshe me letra nëpër duar, në shtetin lindor të Bihar, ku më tepër se 1,4 mln adoleshentë ishin duke dhënë provimet e lirimit, ka bërë xhiron e botës në pak kohë duke u kthyer në një turp kombëtar. Studentët që përballen me këtë testim gjenden përballë presionit të vazhdueshëm pasi nëse nuk e kalojnë, e humbasin mundësinë për të vazhduar shkollën.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=SdzRAWf7qGs]
Please follow and like us: