Albspirit

Media/News/Publishing

Koreja e Veriut, ministri i Mbrojtjes u ekzekutua sepse e zuri gjumi në paradë

korejaArsyeja e ekzekutimit të ministrit të Mbrojtjes koreano-verior, Hyon Yong-chol është se e kishte zënë gjumi gjatë një parade ushtarake dhe nuk kishte zbatuar me përpikëri instruksionet e Kim Jong-un.

Akuza ndaj tij ishte ‘tradhti dhe mungesë respekti’ ndaj liderit suprem. Lajmi bëhet me dije nga agjencia e lajmeve ‘Yonhap’ referuar informacioneve dhe të dhënave të shërbimit kombëtar të inteligjencës. Sipas këtyre të dhënave Hyon është ekzekutuar rreth datës 30 prill nga një skuadër pushkatimi e pajisur me armë anti-ajrore.

koreja1

 

 

Please follow and like us: