Kroati Boban zgjidhet nënsekretar i përgjithshëm i FIFA
Ish-futbollisti i kombëtares së Kroacisë, Zvonimir Boban, është zgjedhur nënsekretar i përgjithshëm i FIFA-s, bëri të ditur të hënën instanca më e rëndësishme e futbollit botëror.
Ish-futbollisti i kombëtares së Kroacisë, Zvonimir Boban, është zgjedhur nënsekretar i përgjithshëm i FIFA-s, bëri të ditur të hënën instanca më e rëndësishme e futbollit botëror.
Boban, 47 vjeç, ish-mesfushor i AC Milanit të famshëm në vitet ’90, do të jetë në krah të Fatma Samoura, sekretarja e re e përgjithshme e FIFA-s, që do të marrë funksionet më 20 qershor.
Që nga tërheqja prej fushave të blerta në vitin 2002, kroati është diplomuar për histori në Universitetin e Zagrebit dhe ka luajtur rolin e komentatorit të futbollit në televizion.
Please follow and like us: