Albspirit

Media/News/Publishing

Letra prekëse e 11-vjeçares: Babagjysh, bëj që nëna ime të shërohet

Letra“I dashur Babagjysh i Vitit të Ri, të lutem nëse është e mundur që t’i dhurosh  mamasë sime një jetë më të mire dhe që ajo të mos ndjejë më dhimbje për të gjithë kohën. Unë do ta vlerësoja shumë. Të lutem! Bëje jetën e saj më të mirë, ndihem keq kur e shikoj që vuan.

Kështu që të lutem, bëje më mirë ! Dëshira ime e vetme në botë është që të kërkoj ndihmën tënde”. Janë këto fjalët e shkruara nga një vajzë 11 vjeçe, me emrin Bobbie-Mae Chalk, nga Southampton.

Letra që i është  dërguar  Babagjyshit të Krishtlindjeve, është e ndryshme nga ajo e bashkëmoshatarëve të vajzës. Mamaja, Debby Chalk, 31 vjeçe, vuan nga një sëmundje që i ka prekur zorrët. Për dhuratë, vajza do vetëm që nëna e saj të shërohet e të mos vuajë më. Mamaja e ka lexuar letrën me lot në sy: “Nuk arrija që ta besoja. Jam kaq krenare për atë”. Pastaj e shpërndau letrën në Facebook, dhe ajo u bë virale në të gjithë botën.

Please follow and like us: