Londër, gjobë për qytetarët që pështyjnë në tokë
Komunat e Londrës, do të mblidhen nesër për të caktuar shkallën e gjobës për ata që shkelin ligjin duke pështyrë në tokë, një rregull i bashkëjetesës civile shpesh i shpërfillur.
Sipas “Evening Standard”, do të gjendet një marrëveshje mbi vendosjen e një gjobe të barabartë me 80 stërlina (100 euro) për ata që pështyjnë në publik.
Vendimi vjen pasi autoritetet lokale të kryeqytetit, kanë bërë konsultime me shoqërinë civile. Pështyma është konsideruar, “sjellje anti-sociale që ka impakt mbi cilësinë e jetës”.
Ligji mund të aplikohet edhe për ata që luajnë futboll në parqe publike. E vetmja mënyrë për të shmangur gjobën, do të jetë ajo për të pasur një “justifikim të arsyeshëm”, si për shembull një sëmundje.
Në të vërtetë, ekziston një ligj i ashpër në Enfield, në veri të Londrës, që parashikon për ata që pështyjnë rrezikun deri dhe të përfundojnë në gjyq dhe të gjobiten deri në 500 stërlina (700 euro).