Londër, zbulohet libri mjekësor me pamje të frikshme nga operacionet pa anestezi
Në Londër është gjetur një libër në bibliotekën “Welcome Collection” që përmbante imazhe të operacioneve kirurgjikale në shekujt XVII, XVIII dhe XIX.
Libri titullohet “Crucial Interventions” dhe pamjet janë të tmerrshme.Imazhet janë kryesisht thika, bisturi që shërbenin për operacionet e kryera në atë kohë dhe gjak që shpërthen si rrëke.Megjithëse ndërhyrjet shërbenin për të shpëtuar jetë njerëzish, numri i vdekjeve të pacientëve në periudhën e lartpërmendur ishte shumë i lartë.Shkaqet e vdekjes ishin nga më të ndryshmet, si shoku, hemorragjia, apo infeksionet.Deri në vitin 1864, operacionet kryheshin pa anestezi dhe dhimbjet e të sëmurëve ishin të tmerrshme.Doktorët i çanin pacientët, thyenin kockat dhe lidhnin arteriet ndërkohë që pacienti ishte krejtësisht i vetëdijshëm.