Albspirit

Media/News/Publishing

Mashtron bankën, drejtuesi kinez fshihet në shpellë për tetë vjet

NGA FRIKA E ARRESTIMIT KISHTE VENDOSUR T’I SHPËTONTE KËSHTU GJURMËVE TË POLICISË

KISHTE VËNË GOXHA PASURI DUKE VJEDHUR DHE MASHTRUAR BANKËN NË TË CILËN KISHTE QENË ZËVENDËSDREJTOR, DHE KUR U ZBULUA

JIANXUE CHEN VENDOSI TË FSHIHEJ NË NJË SHPELLË, PËR TETË VJET.


Chen, 42 vjeç, ishte një biznesmen i pasur të cilit në 1995-n iu ofrua posti i zëvendësdrejtorit të një prej bankave më të mëdha kineze. Ky njeri, ashtu si shumë të tjerë në Kinën e viteve ‘90, përfitoi menjëherë nga banka shtetërore për të marrë para, dhe për të blerë nën emrin e tij diskoteka, supermarkete, një rezervuar për rritjen e karkalecave dhe një fabrikë lëndësh plastike. Në vitin 2003, falë një kontrolli rutinë në shtetin kinez u zbulua se ai i kishte vjedhur bankës plot 23 milionë juan (rreth 2 milionë e 300 mijë euro). Chen, që kishte një të kaluar në ushtri, vendosi të arratisej për të humbur çdo gjurmë në mënyrë që t’u fshihej autoriteteve. “Kalova një lum të madh dhe u fsheha në një shpellë në mal. Pashë policinë që më kërkonte dhe u futa në shpellë për të dalë prej aty pas tetë vjetësh”, tha Chen për gazetën kineze “Legal Daily”. Larg nga syri i autoriteteve që vazhdonin ta kërkonin, Chen ndoqi një tunel afër një shpelle, ku fillimisht vendosi të qëndronte për më shumë se dy muaj. Frika bëri që ky njeri të gjente një tjetër mënyrë për t’u fshehur. Për tetë vjet në një shpellë, jetoi duke kultivuar dhe ngrënë patate të ëmbla dhe bimë të egra. Ndër vite Chen, arriti të bënte edhe disa lëvizje të vogla klandestine për të vizituar gruan dhe fëmijët e tij. Gruaja e akuzuar për fshehjen e tij vuajti një dënim prej tre vjetësh burg. Ndonjëherë të afërmit i dërgonin ushqimin, libra dhe gazeta, por Chen në një gjendje frike të vazhdueshme i lexonte natën dhe i groposte ditën për të mos lënë asnjë gjurmë. “Dhimbja fizike nuk ishte gjëja më e keqe. Humba familjen time, jetova si një mi dhe shpesh dëshiroja të vdisja”, tha Chen. Arratia e Chen mori fund në vitin 2010, kur duke lexuar gazetën, lexoi lajmin se kriminelët që do të dorëzoheshin vetë do të trajtoheshin me shumë përparësi. Ish-biznesmeni u dorëzua vullnetarisht në polici disa muaj më parë. Procesi kundër tij është ende në proces.

CHEN, 42 VJEÇ, ISHTE NJË BIZNESMEN I PASUR TË CILIT NË 1995-N IU OFRUA POSTI I ZËVENDËSDREJTORIT TË NJË PREJ BANKAVE MË TË MËDHA KINEZE.

NË VITIN 2003,  FALË NJË KONTROLLI RUTINË NË SHTETIN KINEZ U ZBULUA SE AI I KISHTE VJEDHUR BANKËS PLOT 23 MILIONË JUAN (RRETH 2 MILIONË E 300 MIJË EURO

Please follow and like us: