Albspirit

Media/News/Publishing

Microsoft njofton shkurtimin e 1.500 punonjësve

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft, njoftoi se do të shkarkojë plot 1.850 punonjës të kompanisë.

 

Microsoft njofton shkurtimin e 1.500 punonjësve

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Microsoft, njoftoi se do të shkarkojë plot 1.850 punonjës të kompanisë.

Sipas komunikatës së Microsoft, 1.350 nga gjithsej 1.850 punonjësit e departamentit të telefonave inteligjentë, me të cilët do të prishet kontrata e punës, janë ata të zyrës në Finlandë.

“Kostoja e shkurtimit të fuqisë punëtore për kompaninë do të jetë 950 milionë dollarë amerikanë, nga të cilat 200 milionë dollarë janë veçuar për dëmshpërblimet e punonjësve në fjalë”, theksohet në komunikatën e gjigantit amerikan.

Shefi Ekzekutiv (CEO), Satya Nadella, njoftoi nga ana e tij se Microsoft do të vazhdojë shërbimet e teknologjisë “cloud” në platformat mobile dhe novacionet në aparaturat e tjera.

Në vitin 2013, Microsoft bleu për 7,2 miliardë dollarë prodhuesin finlandez të telefonave celularë, Nokia, duke përfshirë në organikën e saj edhe 32.000 punonjës të kompanisë me seli në Esbo.

Por në korrik të dy viteve pasuese, 2014 dhe 2015, kompania amerikane bëri gjithashtu 25.000 shkurtime të tjera dhe pjesa dërrmuese e këtyre punonjësve ishin sërish nga departamenti i telefonave inteligjentë.

Microsoft ka rreth 110.000 punonjës në shkallë botërore.

Please follow and like us: