Modelja pozon në plazh, pas saj zbarkojnë emigrantët klandestinë
Ndërsa modelja shfaqet para video kamerës në plazhin e Majemit, në Florida të SHBA-ve, pas shpinës së saj në det dallohet një barkë që po i afrohej bregut. Është ora 06:00 e mëngjesit e datës 10 korrik dhe nga ajo barkë zbresin disa emigrantë klandestinë.
Fotografja Ekaterina Juskowski, e cila kishte si qëllim të realizonte një shërbim për modën, vendos të filmojë atë skenë të veçantë.
Ekatrina, emigrante 18-vjeçare nga Rusia për motive studimi, ka treguar në gazetën amerikane “New York Post”: “Në fillim isha e shqetësuar se ajo skenë do të më prishte videon, por pastaj më kujtoi jetën time”.
“Filmimi dëshmon se si veprojnë organizatat kriminale”, – ka thënë Frank Miller, zëdhënës i rojës bregdetare amerikane.
Në vitin 2014, më shumë se 3.500 emigrantë klandestinë janë arrestuar nga roja bregdetare e kufirit në Majemi dhe në 6 muajt e parë të vitit 2015, janë arrestuar thuajse 1.300.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Q8jt8pPhRF0?feature=oembed]