Mongoli, qielli ndriçohet nga tre ‘diej’ (Video)
Qielli i Mongolisë u ndriçua nga tre ‘diej’ në vend të një. Pamja e mrekullueshme u fiksua në kamera nga një banor i qytetit Chifeng, në Mongolinë Qendrore, ku u vu re fenomeni. Në fakt, bëhet fjalë për një iluzion të rrallë optik të quajtur ‘parhelion’, që ndodh kur drita e diellit reflektohet në grimcat e akullit që ndodhen në lartësinë e disa mijëra metrave. Kristalet e akullit reflektojnë ditën e yllit që ndriçon planetin tonë, duke krijuar idenë e diejve të tjerë.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YBbj5f4uUfs]
Please follow and like us: