Albspirit

Media/News/Publishing

Motra e madhe Mozartit luante në piano më mirë se vëllai

 

Maria Anna Mozart, motra e madhe e Wolfgang Amadeus Mozart kishte pothuajse të njëjtin talent me të vëllanë e saj, por u detyrua që të ndalë pasionin për të luajtur në piano, për të mësuar që të qepte dhe të gjente një burrë. Në rininë e hershme motër e vëlla kanë performuar së bashku nëpër Europë dhe shpesh ishte Maria Anna ajo që tërhiqte vëmendjen e kritikëve.

Por më pas kryefamiljari, Leopold vendosi që të sakrifikojë talentin e të resë Maria, për t’u mbështetur tek Wolfgang: paratë nuk mjaftonin për të financuar turnetë nëpër Europë e kështu që kur ajo mbushi 18 vjeç, hoqi dorë nga muzika. Maria kshte një fat tjetër, u martua me një baron të pasur dhe ishte një grua e nënë e mirë. Pas më shumë se dy shekujsh distancë, historia e motrës së harruar të Wolfgang Amadeus Mozart, është vënë në skenë drama e shkruar nga Sylvia Milo “The Other Mozart”.

Duke përdorur dokumentet dhe letra te familjes Mozart, Milo vendosi që t’i japë zë Marias, femrës artiste, muzikantes që ishte ajo që mund të bëhej. Letrat e cituara nga Milo, flasin vetë. Kështu shkruante babai Leopold: “Vajza ime vetëm 12 vjeç dhe ndonëse e vogël, është një nga pianistet më të mira të Europës”.

I njëjti Wolfgang kishte deklaruar talentin e së motrës: “Jam i habitur! Nuk e dija që ishe në gjendje të kompozoje gjëra kaq të çmuara. Me një fjalë, Lied-i yt, është i bukur. Të lutem përpiqu që të bësh më shpesh gjëra të tilla”. Për fat të keq  gjërat shkuan ndryshe dhe në një mënyrë të paparashikueshme. Atë kohë, në fakt, vetëm familjet e pasura mund t’i lejonin vetes që të investonin për një pianiste, sepse femrat luanin në piano falas e jo me para. Madje,shpjegon Mila, në një intervistë për ‘The Huffington Post’ –përgjigjia e kritikëve të asaj kohë është e qartë: “Maria luante në piano më mirë se Wolfgang”.

Please follow and like us: