Albspirit

Media/News/Publishing

Netanyahu: Jemi shumë pranë marrëveshjes së normalizimit me Turqinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netaynahu, deklaroi të hënën në mbrëmje se tashmë janë shumë pranë marrëveshjes në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë.

Sipas një artikulli të sotëm të gazetës izraelite, “Haaretz”, Netanyahu ka pritur dje në Jerusalem një delegacion nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka ngritur në rend të ditës bisedimet, që vijojnë me Turqinë për rikthimin e normalitetit në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Në detaje të lajmit sqarohet se kreu i Tel-Avivit zyrtar, edhe pse nuk pret që marrëdhëniet me Ankaranë të kthehen në nivelin e 10 viteve më parë, ka theksuar se normalizimi do të garantojë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shumë interesave rajonale të përbashkëta turko-izraelite.

Bazuar tek një zyrtar i lartë izraelit nën mbrojtjen e anonimatit, ditorja “Haaretz” bën të ditur se një delegacion nga Turqia dhe një nga Izraeli do të takohen brenda javës së ardhshme në një shtet evropian, që aktualisht mbahet sekret.

Please follow and like us: