Albspirit

Media/News/Publishing

Një këshillë e urtë e presidentit turk

Erdogan apel grave: Jo kontraceptivëve, lindni fëmijë
Erdogan apel grave: Jo kontraceptivëve, lindni fëmijë

Në përpjekjen e tij të radhës për të promovuar rritjen e popullsisë, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë një fjalimi televiziv u bëri thirrje familjeve myslimane të evitojnë përdorimin e kontraceptivëve dhe masat e planifikimit familjar.

“Do ta them këtë shumë qartë. Duhet të shtojmë numrin e pasardhësve tanë. Njerëzit flasin për kontroll të lindjeve për planifikim familjar. Por asnjë familje myslimane nuk mund ta kuptojë dhe ta pranojë këtë”, tha Erdogan.

Sipas Presidentit, nënat janë përgjegjëse për sigurimin e rritjes së numrit të popullsisë turke. Erdogan ka ngjallur kritika të ashpra nga grupe që mbrojnë të drejtat e grave në të kaluarën, pas komenteve se gratë nuk janë të barabarta me burrat e pasi u bëri thirrje atyre të lindin të paktën 3 fëmijë.

“Një fëmijë nënkupton vetmi, 2 rivalitet, 3 balancë ndërsa 4 fëmijë janë bollëk”, ishte një prej deklaratave të famshme të tij. Në vitin 2014 lideri turk e cilësoi planifikimin familjar si një lloj tradhtie që do të sillte shterim të një brezi të tërë.

Erdogan, 62-vjeç dhe bashkëshortja e tij, Emine, kanë 2 djem dhe 2 vajza. Vajza e tij më e madhe Esra ka 3 fëmijë. Numri i popullsisë turke shkoi në rreth 79 milionë vitin e kaluar ndërkohë që në vitin 2000 ishte 68 milionë.

Please follow and like us: