Nobelistët: HERMANN HESSE, THOMAS STEARNS ELIOT
NOBELISTI XI 1946/
Foto: HERMAN HESSE- 1877 – 1962/
Hermann Hesse (Calw, 2 korrik 1877 – Montagnola, 9 gusht, 1962) ishte një shkrimtar, poet, aforist, filozof, lindur në Gjermani, piktor zviceran, nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.________________________________________________________________
MOTIVACIONI
“Për frymëzimin e tij të fort dhe të guximshëm dhe depertues shembull klasik të idealeve filantropike dhe cilësi të lartë të stilit” ________________________________________________________________
EJA ME MUA
Eja me mua!
Por duhet të nxitosh-
shtatë milje të gjata
Bëj unë çdo hap.
Prapa pyllit dhe kodrës
pret kali im i kuq.
Eja me mua! Rrëmbeji frenat –
eja me mua në kështjellën time të kuqe.
Atje rriten pemë blu
me mollë të arta,
Atje ëndërrojmë ëndrra të argjendta,
që askush tjetër s’mund të ëndërrojë.
Atje flenë kënaqësi të rralla,
që askush deri tani nuk ka shijuar,
nën dafinat puthje të trëndafilta-
Eja me mua në pyje dhe kodra!
mbahu fort! Kapi frenat,
dhe duke u dridhur kali im të rrëmben.
*********************************
NOBELISTI XII 1948
Thomas Stearns Eliot (26 shtator1888 – 4 janar 1965), shkrimtar anglez
Me prejardhje amerikane.
Është njëri ndër poetët më të njohur europian të shekullit të 20-të, fitues i shumë çmimeve, ndër to edhe të Çmimit Nobel për Letërsi më 1948 dhe i Goethes më 1954. Bartës i 16 doktoratave të nderit.
____________________________________________
MOTIVACIONI
“Për kontributin e tij të shquar dhe pioniere të poezisë bashkëkohore”
____________________________________________
TEZE HELENË
Mis Helenё Slinsgbi ishte njё tezja ime beqare,
dhe jetonte nё njё shtёpi tё vogël pranё njё sheshi elegant
Së cilës i shërbenin katër shërbëtore.
Tani që vdiq ajo gjeti qetësinë nё qiell
Dhe qetësi në përfundimin e rrugës.
U mbyllёn taksat dhe sipërmarrësi i funeralit
Pastroi këmbët- e dinte mirë se gjёra tё këtij lloji
Ndodhnin, tashmë, herët a vonë.
Qenëve u qe siguruar gjerësisht çdo gjë,
Por, menjëherë, pas pak ngordhi edhe papagalli.
Ora e Drezdenit vazhdoi tik- takun e saj mbi oxhak,
Dhe gardërobisti në livre ulet në tavolinën e ngrënies-
Me kamerieren e dytё mbi gjunjë – ajo që kur
Zonja ishte gjallë kishte mbajtur përherë një sjellje të paqortueshme.
Përktheu Faslli Haliti
– See more at: http://gazetadielli.com/nobelistethermann-hesse-thomas-stearns-eliot/#sthash.RUBAJPyU.dpuf