Odesa, kërcim seksi për kandidaten e bashkisë
Është 21 vjeçe dhe ëndërron të bëhet kryetarja e re e Bashkisë së Odesës, qytet në Ukrainën perëndimore mbi Detin e Zi.
Por është vërtet një video ajo që duhet të vendosë fatin e saj elektoral? Pak ditë para votimit të sovranit, ka spikatur “online” një video, ku Valeria Prokopenko, në vend që të njoftojë premtimet e zakonshme – më pak taksa, më siguri, më shumë kursime, etj – shfaqet papritur në një kërcim seksi. Dhe në mënyrë të pashmangshme polemikat nuk kanë qenë të pakta.
Sidoqoftë, 21-vjeçarja mbrohet dhe siguron se nuk bëhet fjalë për një interpretim “striptease” për të marrë vota, por për një regjistrim të filmuar për një konkurs bukurie.
Por a do të mundet që videoja t’i dhurojë poltronën e kryebashkiakes, apo do të shënojë fundin e sapo nisur të karrierës politike? Fjalën e kanë zgjedhësit ukrainas.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=v9icTZ2Y1Ew?feature=oembed]