Pastroni gjakun dhe eliminoni helmet nga trupi me këto ushqime
Nëse dëshironi të pastroni gjakun tuaj dhe të ripërtërini trupi, duhet që në dietën tuaj të përditshme të përfshini ushqimet që vijojnë në listën e mëposhtme.
Hudhër
Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzime për detoksifikim të cilat i largojnë toksinat nga gjaku.
Molla
Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që përmban molla. Disa komponentë të cilat i përmban molla e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave.
Panxhari
Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë për eliminim më të madh të toksinave nga gjaku.
Majdanozi
Majdanozi ndikon si diuretik i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eliminiuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës.
Karota
Karotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë, shkruan femina.al. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi.