Albspirit

Media/News/Publishing

Piktura e Picassos shitet në ankand 179.3 milionë USD

Vepra e Pablo Picassos, “Femrat e Algjerisë” është bërë piktura më e shtrenjtë që është shitur në një ankand, duke arritur vlerën prej 179.3 milionë dollarësh.Picasso5Blerësi i kësaj pikture super të shtrenjtë ka vendosur që të mbetet anonim. Vepra është shitur në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork. Piktura  “Femrat e Algjerit”  është një skenë haremi, e realizuar në vitin 1955.Picasso2

Ajo është pjesë e një serie prej 15 veprash të artistit spanjoll, të krijuara në periudhën 1954-55. Kjo mund të cilësohet si shitja e shekullit në botë dhe ankandi ka zgjatur vetëm 11 minuta. Fillimisht kishte një çmim vlerësimi prej 142.4 milionë dollarë.

Auctioneer Jussi Pylkkanen takes bids on the Picasso masterpiece "Les Femmes d'Alger (Version O)" at Christie's in New York City on  May 11, 2015, which went for USD 179.3 million,  smashing the record for most expensive art sold at auction,  way over its pre-sale estimate of USD 140 million.   AFP PHOTO /  TIMOTHY  A. CLARY

Prej ditësh piktura ishte ekspozuar në një galeri në Hong Kong dhe më pas u dërgua në Shtetet e Bashkuara, ku doli në ankandin e organizuar nga “Christie” ditën e hënë.

Bids are taken on the Picasso masterpiece "Les Femmes d'Alger (Version O)" at Christie's in New York City on  May 11, 2015, which went for USD 179.3 million,  smashing the record for most expensive art sold at auction,  way over its pre-sale estimate of USD 140 million.   AFP PHOTO /  TIMOTHY  A. CLARY

“Kjo pikturë është përdorur në shumicën e librave ku flitet për Pikason, është ekspozuar në galeritë dhe muzetë më të mëdhenj të botës, kështu që shitja e saj në ankand është vërtet një çast i jashtëzakonshëm”, thotë Derek Gilman, përgjegjës për artin modern dhe impresionist në shtëpinë e ankandeve “Christie”. Për herë të fundit ka dalë në ankand në vitin 1997.

Auctioneer Jussi Pylkkanen takes bids on the Picasso masterpiece "Les Femmes d'Alger (Version O)" at Christie's in New York City on  May 11, 2015, which went for USD 179.3 million,  smashing the record for most expensive art sold at auction,  way over its pre-sale estimate of USD 140 million.   AFP PHOTO /  TIMOTHY  A. CLARY

 

Please follow and like us: